INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbetjet e rrezikshme pastike, Shqipëria mes katër vendeve me normën më të lartë në Mesdhe

Mbetjet e rrezikshme pastike, Shqipëria mes katër vendeve me normën më të lartë në Mesdhe

Publikuar më: 09:28 01-08-2019

Rreziku në Shqipëri nga mbetjet plasitike është shumë i lartë dhe kjo do të mbetet e tillë për sa kohë nuk ka mekanizma dhe projekte për eleminimin e tyre. Për pasojë dhe shëndeti ynë është i rrezikuar. Fondi global i jetës së egër ka publikuar një raport alarmant për menaxhimin e mbetjeve plastike të patrajtuara. Ndërsa ka ndalur dhe mekanizmat qw vendet e Mesdheut mund të shpëtojnë detin e tyre dhe shëndetin e popullatës. Shqipëria rezulton se është një prej vendeve më problematike, për mostrajtimit e mbetjeve, pasi 73% e tyre hidhen në lumenj, dete apo dhe në tokë. Për këtë arsye jemi një nga 4 shtetet me normën më të lartë të mos menaxhimit të mbetjeve në Mesdhe, bashku me Malin e Zi, Egjiptin dhe Libinë.
Ne mund të ishim dhe të parwt në Mesdhe, por duke qënë se Shqipëria është një shtet i vogël, me pak banorë nuk gjeneron sasi të shumë të mëdha mbetjesh në krahasim me vende si Egjipti. Sipas raportit prej plastikës së hedhur kuturu po dëmtohet jo vetëm flora dhe faunën por edhe turizmi.
Fondi global i jetës së egër (WWF) këshillon qeveritë që reduktojnë përdorimin e plastikës dhe të hapin sipërmarrje për trajtimin e tyre, pasi dëmet do të jenë shumë të mëdha dhe për shëndetin e qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.004105806350708