INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbetjet. Komisioni voton pro dekretit të ish-presidentit Nishani

Mbetjet. Komisioni voton pro dekretit të ish-presidentit Nishani

Publikuar më: 15:34 26-09-2017

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese votoi pro Dekretit të Ish Presidentit Bujar Nishani, i cili riktheu për rishqyrtim ligjin që lejonte importin e mbetjeve të të riciklueshme. Me këtë votim ka marrë një tjetër kthesë debati mbi çështjen e lejimit të importit të mbetjeve të riciklueshme. Ndërkohë me votën e tij abstenim Eduart Shalsi ka treguar edhe një herë rezistencën në favor te miratimit te ligjit që lejon importin e mbetjeve të riciklueshme, pavarësisht urdhrit të Kryeministrit për të votuar pro dekretit të ish presidentit Bujar Nishani. Megjithatë Shalsi nuk ngurroi ti përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë të gjithë kundërshtuesve të kësaj nisme ligjore, por për demokratët kjo është një fitore e të gjithë atyre që kundërshtuan lejimin e importit të mbetjeve.
Eduart Shalsi:
“Me vjen për të qarë dhe për të qeshur. Kundërshtarët spekulantë e kukuvajka mashtruese”.
Florion Mima:
“Sot dite e madhe për vendin”.
Më herët ishte Kryeministri Edi Rama që kërkoi miratimin e dekretit, edhe pse kjo tërheqje e shumicës nuk do të thotë tërheqje nga nisma për lejimin e importit të mbetjeve.
Edi Rama:
“Do të tërhiqemi nga projekti, si i tillë në këtë fazë, pasi besojmë se jo që ata që e kundërshtojmë kanë të drejtë jo se presidenti i mëparshëm ka të drejtë, por është e drejta e qytetarëve të jenë të informuar për këtë projekt, flas për projektin e riciklimit të mbetjeve që nuk ka të bëjë asgjëkund me manipulimin e opinionit publik për agjenda tërësisht politike dhe pa lidhje me agjendën e integrimit të vendit”.
Florion Mima:
“PD vigjilente në çdo kohë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154