INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbetjet Rama debat në Facebook me Arlind Koten [FOTO]

Mbetjet Rama debat në Facebook me Arlind Koten [FOTO]

Publikuar më: 15:56 24-09-2016

Ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit të Shipërisë, Edi Rama pas debateve dhe vënies në praktikë të nismës  së aktivistëve “Një kosh për çdo plehrë”. Nëpërmjet postimit të bërë në faqen e tij të Facebook, Rama është munduar të shpjegojë qytetarët dhe jo vetëm se ajo që po flitet lart e poshtë për ligjin e ri të mbetjeve, nuk është asgjë tjetër veçse shpifje. Më tutje ai vazhdon të shpjegojë ligjin e ri duke e përcaktuar si një normalizim të jetës për industrinë e lehtë të riciklimit, 100% sipas legjislacionit të gjelbër të BE-së. Por menjëherë ka reaguar një ndër themeluesit e AKIP, Arlind Kote i cili replikon me zotin Rama me komente duke i thënë se ajo çka ai thotë bie ndesh me projektligjin që kanë votuar. “në radhë të parë, në projektligj janë 17 lloje mbetjesh dhe në radhë të dytë, nuk përcaktohet çfarë loloje mbetjesh janë”, shkruan Kote i cili e vazhdon debatin ndërkohë që priten edhe diskutime të tjera. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496