INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbetjet, shtohet misteri. VKM para 6 muajve: Të lejohet eksporti i kimikateve [Video]

Publikuar më: 18:46 07-03-2017

Dalin në dritë fakte të reja lidhur me importin e mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri, ndërkohë që mediat italiane ngrenë akuza për zhdukjen e 1 300 kontenierëve me mbetje në Shqipëri. Ministri i Mjedisit Lefter Koka deklaroi se ligji për menaxhimin e mebtjeve ndalon importin e mbetjeve të rrezikshme apo tranzitimin e tyre. Koka konfirmon vetëm një ngarkesë drejt Kosovës. Drejtoria e Përgjithshme e doganave ka deklaruar se 1120 kontenierë që kanë hyrë gjatë vitit 2016-të në doganën e Durrësit me destinacion Maqedoninë, kanë qenë me mallra, dhe jo me mbetje. Ndërkohë misteri shtohet edhe më shumë pasi kryeministri Edi Rama ka miratuar një vendim “Për eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme” , vetëm 6 muaj më pare, në 21 shtator 2016. Në vendim thuhet se bëhet fjalë për pesticide dhe kimikate industriale, dhe se kimikatet e etiketuara si të rrezikshme janë të ndaluara, ose rrepësisht të kufizuara. Nga ana tjeter media italiane “Pianeta Italia”, ka vazhduar me investigimin e saj duke dal në konkluzionin se kalimi i kontenierëve të mbushur me mbeturina, urbane ose industriale në Shqipëri nuk është monitoruar nga askush. Bëhet fjalë për ato mbetje që ishin të destinuara të dërgoheshin në Shkup por që nuk mbërritën kurrë në Maqedoni. “Bëhet fjalë për ekomafian. Ata punojnë me një ritëm të pamëshirshëm”-shkruan kjo media. Vlera e trafikut të organizauar nga ekomafia në Itali, vlerësohet të jetë njëzet e dy miliardë euro.
Sazan Guri
Tani mund të flitet vetëm për dyshime. Ka gjasa por nuk është vërtetuar akoma, edhe pse për mua është e vërtetë, ato lëndë janë groposur në Shqipëri. Është një Vendim i shtatorit 2016 që kujdeset, një VKM që bën fjalë se si bëhet i mundshëm transiti i mbetjeve radioaktive. Fakti është që aktivizohet ky lloj vendimi tani, ndërsa ka qenë i fjetur për 10 apo 15 vjet. .
Lavdosh Feruni
Ka të dhëna të mjaftueshme që këto kontejnerë, që nuk dihet saktësisht sa janë dhe ku kanë kaluar, sipas Prokurorisë së Durrësit kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është një indicie që Prokuroria duhet të vazhdojë hetimin për të zbardhur çështjen.

 

Article Logic
Execution time: 0.003849983215332