INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbetjet spitalore shëmtojnë  Korçën, vendosen gjoba

Mbetjet spitalore shëmtojnë Korçën, vendosen gjoba

Publikuar më: 14:10 01-04-2016

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve, prej disa javësh ka nisur ushtrimin e kontrolleve në rang vendi për trajtimin dhe përpunimin e mbetjeve spitalore.

Pas kontrollit të bërë, ka rezultuar se situata është mjaft e rëndë  si dhe ka patur mjaft shkelje flagrante të detyrimeve ligjore dhe çdo norme mjedisore për menaxhimin e mbetjeve spitalore nga ana e Spitalit Rajonal Korçë dhe Kompanisë së kontraktuar  për trajtimin deri në asgjësimin e këtyre mbetjeve. Bazuar në ligjin  “Për  Menaxhimin e integruar të mbetjeve”, Spitali Rajonal i Korçës  për kundravajtje administrative është gjobitur në masën 1.500.000 mijë lekë të reja, për moszbatim të rregullores për administrimin e mbetjeve spitalore.  Por krahas kësaj, administratori i Kompanisë është kallëzuar pranë organeve të drejtësisë.  “Situatë e rëndë në qarkun Korçë. Ndëshkim maksimal për këdo që rrezikon shëndetin e qytetarëve”, është shprehur kryeinspektori Ergys Agasi. Ndërkaq kontrollet do të vijojnë dhe në qarqet e tjera. ISHMP vijon kontrollin dhe inspektimin për situatën në qarqet e tjera të vendit për administrimin dhe menaxhimin e mbetjeve spitalore.

Article Logic
Execution time: 0.002877950668335