INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 10 mijë fëmijë refugjatë, të zhdukur në Evropë

Mbi 10 mijë fëmijë refugjatë, të zhdukur në Evropë

Publikuar më: 09:13 01-02-2016

Shërbimet policore të Bashkimit Evropian kanë bërë publike për herë të parë një shifër alarmante. Sipas tyre, 10 mijë fëmijë emigrantë që kanë mbarritur në vendet e BE-së rezultojnë të zhdukur në dy vitet e fundit.

Të dhënat e Europolit tregojnë se mijëra të mitur janë zhdukur, pasi janë regjistruar në kampet e refugjatëve sipas rregullave të autoriteteve të vendeve ku kanë mbërritur.

Europoli gjithashtu ka deklaruar se ekziston rreziku që shumë fëmijë të jenë shfrytëzuar për shërbime sekuale apo sklalvëri nga banda të ndryshme kriminale.

Ndërsa oragnizata për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Save the Children” raporton se rreth 26 mijë fëmijë kanë mbërritur në Evropë gjatë vitit 2015 pa asnjë familjar.

Kjo është hera parë që Europoli publikon një shifër të fëmijëve të humbur që përfshin  gjithë Evropën.

Gjatë vitit që lamë pas, mbi 1 milionë emigrantë hynë në kontinentin evropian nga rrugë detare e tokësore.

Për shumë prej tyre udhëtimi ka përfunduar në tragjedi, pasi kanë gjetur vdekjen për shkak të ksuhteve të vështira atmosferike, apo vështirësive të tjera që kanë hasur gjatë rrugës.

Fluksi i jashtëzakonshëm i emigrantëve ka shkaktuar ndasi të mëdha në mesin e anëtarëve të BE-së, disa prej të cilëve kanë ngritur barriera e kanë rikthyer kontrollet në kufi.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936