INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 100 të vdekur mes tyre dhe fëmijë në Siri në 10 ditët e fundit, shefja e OKB tregon shkakun

Mbi 100 të vdekur mes tyre dhe fëmijë në Siri në 10 ditët e fundit, shefja e OKB tregon shkakun

Publikuar më: 10:30 27-07-2019

Në 10 ditët e fundit, më shumë se 100 persona përfshirë këtu dhe 26 fëmijë kanë vdekur nga sulmet e qeverisë në spitale, shkolla, tregje dhe furra buke në Siri, tha Shefja e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Michelle Bachelet u shpreh se vdekjet ishin pjesë e një fushate të pamëshirshme të sulmeve ajrore nga qeveria dhe aleatët e saj, përfshirë Rusinë.

Bachelet shtoi se vrasjet e civilëve nuk kanë gjasa të jenë aksidentalë.

Por sulmet u ndeshën me indiferencë të dukshme ndërkombëtare, tha ajo.

Duke folur për gazetarët, Bachelet kritikoi dështimin e udhëheqjes nga kombet më të fuqishme në botë.

Shefja e OKB u shpreh se konflikti në Siri është jashtë radarëve të ndërkombëtarëve ndërsa Këshilli i Sigurimit i OKB ishte i paralizuar.

Ndërsa paralajmëroi se ata që kryejnë sulmet mund të akuzohen për krime lufte.

Article Logic
Execution time: 0.0026261806488037