INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 14% e familjeve shqiptare nën pushtetin e varfërisë absolute

Mbi 14% e familjeve shqiptare nën pushtetin e varfërisë absolute

Publikuar më: 13:05 17-10-2016

Në ditën ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë Avokati i Popullit, Igli Totozani ka apeluar për situatën ekonomike të famijeve shqiptare, duke kërkuar vendosjen e minimumit jetik.
Ai thotë se po punon me një grup ekspertësh për llogaritjen dhe shpalljen e minimumit jetik. Avokati i Popullit, Totozani është shprehu se ka 5 vjet që i kërkon qeverive ta realizojnë këtë proçes po askush nuk e ka dëgjuar, ndaj po punon për përcaktimin e minimumit jetik.
Sipas tij ky angazhim mbështetet në një studim të thelluar, realizuar nga ekspertë të ekonomisë, mbi bazë të një metodologjie bashkëkohore dhe të dhënave të siguruara nga institucionet shtetërore. Totozani sqaron se shpallja e njohja e këtij minimumi jetik nga ana e strukturave qeveritare përgjegjëse do të ndihmonte shtresat më të varfra, si dhe të gjitha kategoritë e personave vulnerabël  për të arritur një standard dinjitoz jetese.  
Institucioni i Avkatit të Popullit raporton se nga të dhënat zyrtare të treguesve të nivelit të varfërisë rezulton se rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë) si dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme (e përcaktuar si numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).
Ndërsa rreth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike. Për Avokatin e Popullit, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skemat e ndihmës ekonomike, pasi numri i kërkesave është shumë më i madh.
Dita ndërkombëtare për zhdukjen e varfërisë e ka zanafillën që në 17 tetor të vitit 1987, ku mbi 100 mijë persona u mblodhën në Paris për të nderuar viktimat e varfërisë, dhunës e urisë. 17 tetori u njoh si ditë zyrtare në 1993 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164