Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë shpëtuar rreth 2,300 migrantë, të cilët po udhëtonin me disa anije në brigjet libiane.
Garda bregdetare italiane ka thënë se në operacionet e shpëtimit janë angazhuar edhe disa anije të organizatave humanitare.
Migrantët e shpëtuar kishin udhëtuar me 10 anije prej druri.
“Rreth 2,300 migrantë janë shpëtuar sot në Detin Mesdhe”, ka njoftuar garda bregdetare italiane./REL