Policia ka sekuestruar mbi 200 kg drogë, municione luftarake dhe armë zjarri në fshatin Kuç të Vlorës, ndërsa ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre me iniciale A.N, 35 vjeç.
Uniformat blu gjatë kontrollit të ushtruar në stanin e 35-vjeçarit gjetën:
- 4 armë zjarri tip automatik
- 4 krehëra model 56
- 210 fishekë model 56
- 246 kg kanabis
"Në përfundim të veprimeve hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit A.N, 35 vjeç, banues në Kuç, si dhe po punohet intesivisht për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore,"-raportohet nga policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprat penale ''Prodhim dhe shitja e narkotikëve'' si dhe ''Mbajtja pa leje e prodhimi e armëve shpërthyese dhe municionit'', parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/3 të Kodit Penal.