INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 25 mijë biznese në ‘listën e zezë’

Mbi 25 mijë biznese në ‘listën e zezë’

Publikuar më: 15:41 08-04-2019

Mbi 25 mijë bizneseve u janë bllokuar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme nga administrata tatimore, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e përcaktuara me ligj. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, deri në fund të muajit mars janë 25.218 subjekte dhe persona fizikë të penalizuar, ndaj të cilëve është vendosur masa e barrës siguruese apo hipotekore nga ana e administratës tatimore. 

Vetëm një tre muajt e parë të vitit 2019, listës i janë shtuar rreth 1.330 subjekte debitore, pasi në fund të dhjetorit listoheshin 23.888 të tilla.
Vendosja e barrës siguruese apo hipotekore është një prej formave të mbledhjes me forcë të borxhit nga ky institucion.
Bizneset e publikuar në listën e Tatimeve nuk mund të kryejë asnjë transaksion më pasuritë e tyre deri në shlyerjen e detyrimit tatimor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019698143005371