INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbi 5000 shtatzëna në Kolumbi bartin virusin Zika

Mbi 5000 shtatzëna në Kolumbi bartin virusin Zika

Publikuar më: 07:43 14-02-2016

Në Kolumbi mbi 5 mijë femra shtatzëna janë prekur nga virusi Zika. Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë, sipas të cilit rastet e prekura në vend me virus janë 31. 555 persona. Mes këtyre, janë 5.013 nëna që janë në pritje të fëmijës. Ndërkaq Brazili ka mobiluar edhe ushtrinë për të “luftuar”, virusin Zika.

Mbi 220 mijë ushtarë janë thirrur në gatishmëri, për të ndihmuar popullin nga rreziqet nga virusi. Lajmi bëhet i ditur nga BBC online. Vendi ndodhet në qendër të një epidemie, që ka provokuar një shtim të madh të lindjeve të fëmijëve të prekur nga mikrocefalia.

Deri më tani në Brazil janë konfirmuar 462 raste të tilla. Ushtarët po shpërndajnë rreth 4 milonë fletëpalosje njerëzve, që iu bën të ditur rreziqet e këtij virusi, që transportohet nga mushkonjat.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213