INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbi gjysëm milion telefonata nga fëmijët shqiptarë. Ja ç’probleme kanë…[VIDEO]

Publikuar më: 11:34 01-06-2017

Fëmijët në vendin tonë vijojnë të përballen me shumë probleme nga më të thjeshta deri tek ato më të rëndat. Kjo është e qartë, pasi vetëm në linjën Alo 116 në 8 vite janë kryer mbi gjysëm milion telefonat nga fëmijët. Edhe pse pjesa më e madhe e të miturve kanë telefonuar për tu konsultuar për problem të ndryshme apo për të kaluar vetminë, pasi shumë prindër punojnë me orë të gjata dhe i lenë vetëm ka dhe shumë të tjerë që denoncojnë abuzime të rënda dhe janë rreth 64 raste.
Jo pak po rreth 25 fëmijë kanë denocuar bulizmin pra tallje dhe ofendime, ndërsa për abuzime fizike kanë denoncuar 18 fëmijë e në të dyja rastet pjesa më e madhe janë djem. Po ndryshe ndodh me abuzimet emocionale ku nga 12 telefonata 10 janë bërë nga vajza. Edhe për abuzime seksuale janë bërë dy denoncime nga vajzat. Ndërsa për dhunë në familje janë kryer vetëm dy denoncime, duke lënë të kuptohet se ende denoncimi i dhunës në familje është një tabu për fëmijët shqiptarë.
Pjesa më e madhe e denoncuesve për abuzime të ndryshme flasin se ngjarjet e rënda kryesisht iu ndodhin në ambjentin familjar. Ata rrihen më së shumti nga prindërit dhe 22 nga moshatarët e tyre dhe 16 nga ta nga mësuesit. Pjesa më e madhe e fëmijëve që telefonojnë në alo 116 janë të grupmoshës 13 deri 15 vjeç kjo mbase dhe për faktin se ata disponojnë dhe telefona celularë.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043