INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbillen 100 pemë të reja në Unazën e Madhe

Mbillen 100 pemë të reja në Unazën e Madhe

Publikuar më: 15:17 14-01-2018

Segmenti i Unazës së Madhe është pasuruar edhe me 100 pemë të reja të llojit selvi. Ky projekt, pjesë e Pyllit Orbital, është i një rëndësie të veçantë për gjelbërimin e qytetit dhe uljen e ndotjes. Bashkia e Tiranës do të vazhdojë me të njëjtin ritëm me mbjelljen e pemëve edhe për 2018, për t’u siguruar që në fund të këtij sezoni mbjelljesh të thyejë rekordin e 100 mijë pemëve të reja. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi se nuk ka punë më bukur sesa të qëndisësh Tiranën me pemë.

mbillen_peme.jpg“ Jam i bindur se në 2018-ën do ta kapim rekordin e mbjelljes së 100 mijë pemëve në gjithë territorin e Tiranës. Kjo që shohim sot është kontributi i një njeriu që nuk është miliarder, që nuk ka lindur në Bllok, që as i ka lënë dikush trashëgimi, por një pjesë të suksesit të tij e ndan me qytetin e Tiranës. Po mbjellim 100 selvi nga secila anë e autostradës, në zonën e Saukut, dhe besoj se deri në fund të këtij sezoni mbjelljeje do të kemi markuar të gjithë atë segment që quhet Pylli Orbital”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.
Kryebashkiaku ftoi edhe një herë të gjithë qytetarët, që ashtu si edhe shumë biznese e individë të tjerë kanë bërë deri më tani, të kontribuojnë për një qytet të gjelbër duke dhuruar pemë. “Sikur çdo familje që ka pak mundësi t’i japë qytetit 100 pemë gjatë këtij viti, do të kishim një histori suksesi, jo të bashkisë, por të qytetarëve të Tiranës. Unë besoj se një qytet i mirë është një qytet ku çdo qytetar ndihet që është pronar i pjesës që i ka rënë për hise të kujdeset”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0035159587860107