INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbingarkimi në burgje, Turqia liron 38 mijë të dënuar

Mbingarkimi në burgje, Turqia liron 38 mijë të dënuar

Publikuar më: 09:30 17-08-2016

Në sajë të një reforme të quajtur “lirim i monitoruar”, Turqia do të lirojë rreth 38 mijë persona nga burgjet e saj. Sipas Analistëve kjo masë bëhet për të liruar vende për të burgosur të tjerë. Rreth 38 mijë persona të mbajtur në burgjet e Turqisë do të lirohen, në sajë të një reforme për “lirim të monitoruar”. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë, Bekir Bozda.

Masa është vënë në fuqi në një kohë kur sistemi i burgjeve është nën presion, për shkak të valës së arrestimeve të kryera pas grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut. Ndërkohë, nga disa analistë ndërkombëtarë kjo lëvizje shikohet si një boshatisje të burgjeve në mënyrë që të kryhen arrestime të reja. 2 mijë zyrtarë të policisë dhe qindra pjestarë të ushtrisë do të lirohen nga detyra.

Policia turke ka ndaluar dhe 17 gazetarë, mes të cilëe karikaturisti me kombësi spanjolle, në një operacion kundër të përditshmes Ozgur Gyndem. Kjo media ishte e njohur për pozicionimin e saj filokurd. Sipas një urdhëri të gjykatës kjo gazetë do të mbyllet përkohësisht. Ky lajm është konfirmuar vetë gazeta, selia e së cilës ndodhet afër sheshit Taksim në Stamboll. Kompjuter të ndryshëm janë sekuestruar. 

Article Logic
Execution time: 0.0036499500274658