INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e 2 qeverive provokon Beogradin. Daçiç thirrje Ramës: Distancohu!

Mbledhja e 2 qeverive provokon Beogradin. Daçiç thirrje Ramës: Distancohu!

Publikuar më: 15:38 26-11-2018

Mbajtja e mbledhjes së dy qeverive në Prishtinë ka provokuar Beogradin. Ministri i jashtëm Serb Ivica Daçiç i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të distancoi veten nga qëndrime pro vendosjes së taksës 100% duke ju referuar kështu postimit që ministri Shala bëri në Facebook. Ai shpërndau një foto me kryeministrin shqiptar me mbishkrimin 100% duke lënë të kuptohej se Tirana mbështet vendimin e Prishtinës. Sipas tij vendimi i Prishtinës nuk është aspak i arsyeshëm. "Ne kemi lëvizur në sferën e çmendurisë politike”- deklaroi Daçiç duke shtuar se disa vende kanë lindur një përbindësh politik në Prishtinë dhe se është koha që ata ti vendosin  kufij.  Ministri  komentoi mbledhjen e dy qeverive duke u shprehur se Shqipëria dhe Kosova po flasin për heqjen e kufijve, doganave dhe policisë kufitare ndërsa shtoi se nuk kishte asnjë kuptim që Serbia të marr pjesë në takimet e bashkëpunimit rajonal, “nëse Evropa vërtetë nuk sheh nivelin e hipokrizisë së Shqipërisë dhe Prishtinës ". Ministri i jashtëm serb tha se Kosova gabohet nëse mendon se me duke marr këto vendime Beogradi do ta njoh atë. Sipas tij ka ardhur koha që autoritet në Prishtinë të zgjohen nga kjo hipnozë. "Nëse dikush mendon se do të ndalemi ose do të frikësohemi dhe se do të ndalojmë luftimet për interesat tona shtetërore dhe se do ta njohim Kosovën, gabohet. Nëse dikush mendon se jemi të frikësuar nga Haradinaj, është koha që të zgjohet nga hipnoza që ai ka” –deklaroi diplomati serb. Sipas tij Haradinaj dhe zyrtarë të tjerë janë kukulla që menaxhohen nga dikush. Ai vuri në dukje se zyrtarët në Serbi "nuk do të dëgjojnë bashkësinë ndërkombëtare e cila duhet fajësuar për lëvizjet e pamenduara të Prishtinës.

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781