INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e armëve Artistët ironi me ministrin Tahiri [FOTO]

Mbledhja e armëve Artistët ironi me ministrin Tahiri [FOTO]

Publikuar më: 13:33 16-11-2016

Dje ministri Tahiri shpalli fushatën sensibilizuese për mbledhjen e armëve të jashtëligjshme, me moton “Mos gjuaj, por duaj”.

Por fjalimi i tij ndër të tjerë, kritikoi edhe artistët, këngëtarët, reparat të cilat sipas tij sjellin model negativ në shoqëri duke përdorur armë në klipet e tyre apo qoftë edhe në rrjete sociale.

“Ju jeni përdorues intensiv të të drejtave sociale. Edhe mua më ka rënë në sy se si të rinj apo të reja, shpesh herë artistë, akoma më shpesh këngëtarë, venerohen si model pozitiv edhe kur i shfaqen publikut me një armë në dorë. Në fakt ky është një problem jo i vogël i shoqërisë për sot dhe për gjithçka duam të bëhemi nesër”, u shpreh ministri Tahiri.

Por nuk ka vonuar as reagimi i këngëtarëve, ku do të veçonim reperat: Besnikun e 2PO2 , Stresin dhe së fundmi, aktorin e humorit Bes Kallakun.

Secili prej tyre e ka një përgjigje, qoftë me justifikim apo me ironi.

Ja çfarë thonë ata:

Stresi

I njohur si reperi problematik, Stresi jo rrallëherë është përfshirë në konflikte me artistë të tjerë, në disa raste edhe i armatosur. Megjithatë, në reagimin e tij Stresi është shprehur se deklarata e Tahirit është absurde, pasi si artist që janë, bëjnë art dhe nuk kërkojnë t’i marrin si shembull. E, duke marrë parasysh natyrën e tij, nuk kishte se si të kalonte pa batutë prononcimi i tij. “Ne jemi artistë dhe thjeshtë improvizojmë, por nuk kërkojmë të na marrin shembull. Duke qenë se tani sapo është zgjedhur presidenti i ri i SHBA-ve, i bëj thirrje Tahirit t’i bëjë një kërkesë që të ndalojë të gjitha filmat e Hollivudit, ku janë pamje aksion me armë, luftë apo kaubojsa. I bie që të ndalohen edhe filmat shqiptarë që një partizan vriste 10 gjermanë. Sepse, në fund të fundit, këto pamje kanë edhe filmat hollivudianë, edhe filmat tanë, por jo për këtë duhen marrë shembuj. E njëjtë është situata edhe në muzikën tonë”, – është shprehur Stresi .

2PO2

“Jam artist, nuk kam lidhje me armët”. Kështu e nis deklaratën e tij reperi i njohur nga Kosova 2PO2. Megjithatë, armët kanë qenë hera-herës pjesë e vide-oklipeve të tij. Si përgjigje për deklaratën e ministrit Saimir Tahiri, i cili ka “akuzuar” reperët si promovues të dhunës me armët që ekspozojnë në klipe, Besnik Canolli, i njohur në muzikë si 2PO2, shprehet: “Jo, unë nuk mendoj ashtu. Mendoj se repi, veçse është art, është edhe një lëvizje, që paraqet edhe vetitë negative”. Artisti ka justifikuar veten dhe kolegët duke theksuar se, ky është një fenomen global. “Nuk janë vetëm artistët shqiptarë që përdorin armë në videoklipe”,

Ndërsa Bes Kallaku është shprehur me ironi duke iu drejtuar Ijes së tij me fjalët: O Ije, hiq dorë nga armët ka thonë ministri”.

tyujnyjt.png

Gjithashtu edhe Bujar Kapexhiu është shprehur po me ironi ndaj fushatës  nëpërmjet kësaj karikature.

8ba7e4c5-a48c-4d40-8261-1efc7f7f195c.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0021970272064209