INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e kryesisë së LSI-së Meta: Rama dhe Basha të heqin dorë nga qëndrimet individuale, duhet qeveri e besimit

Mbledhja e kryesisë së LSI-së Meta: Rama dhe Basha të heqin dorë nga qëndrimet individuale, duhet qeveri e besimit

Publikuar më: 20:50 03-04-2017

Në mbledhjen e kryesisë së LSI-së u fol për situiatën politike në vend. LSi deklaron se vendi ka nevojë për një qeveri të besimit për zgjedhje të gjithëpranuara nga të gjithë. Reforma zgjedhore është ende e papërmbushur.

Situata politike është tejet e tensionuar. Retorika politike po domoninon zhvillimet dhe kushtet politike. Çdo vonesë e çon vendin në drejtime të panjohura. Vlerësojmë se Rama dhe Basha duhet të heqin dorë nga qëndrimet përjashtuese dhe individuale.

LSi  vë në dispozicion të gjitha mandatet politike, që nga mandatet e kryetart të Kuvendit, ministrave dhe mandateve politike.

Lidhur me çështjen e koalicionit, LSI është e hapur të afirmojë për zgjedhjet e ardhshme me PS bazuar në arritje e deritanishme. Por nëse lidershpi i PS nuk do tregojë vullnet për garantimin e zgjedhjeve të lira për oozitën që të jetë pjesë e zgjedhjeve, LSI nuk mund të jetë pjesë e një koalicioni të tillë dhe e një farse të tillë”, tha Ilir Meta pas mbledhjes së Kryesisë së LSI mbrëmjen e sotme.

Article Logic
Execution time: 0.0032370090484619