INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e Kuvendit sot pasdite, PD mobilizon strukturat për protestë

Mbledhja e Kuvendit sot pasdite, PD mobilizon strukturat për protestë

Publikuar më: 10:33 26-02-2019

Pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve për të mbledhur në seancë Kuvendin, Partia Demokratike ka reaguar menjëherë, duke vendosur të mbledhë strukturat e saj në protestë para Parlamentit në orën 16:30.

Në fakt, protesta ishte parashikuar të mbahej këtë të enjte, por pas vendimit se deputetët e mazhorancës do të mblidheshin në seancë për miratimin e disa ligjeve, PD nuk ka pritur mesjavën, por ka vendosur të thërrasë simpatizantët e saj kryesisht nga kryeqyteti.

Deputetët e opozitës kanë djegur mnadatet ndërsa janë shprehur se do të mobilizohen në protesta deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102