INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mbledhja e Kuvendit të Kosovës. Caktohet data 3 Gusht për seancën e parë [VIDEO]

Publikuar më: 16:59 25-07-2017

Mbledhja e parë e legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet në datën 3 gusht. Sot është mbajtur mbledhja e fundit e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku është bërë e ditur se kjo do jetë pikërisht dita kur do të mblidhet Parlamenti. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se shpreson që kjo legjislaturë e re të jetë më efikase në mënyrë që të ketë një vendimmarrje që në radhë tu shërbej qytetarëve.
Pyetjes nëse Veseli do të jetë sërish kandidatë për ta mbajtur edhe mandatin tjetër këtë post ai u përgjigj kështu."Do mblidhet seanca konstituive ne datën 3 gusht e aty do të diskutohen emrat e kandidaturave për kryetar. Natyrisht që do të jetë nga koalicioni PAN".
Rregjistrimi i deputetëve fitues do të bëhet gjatë ditëve të fundit të gushtit. Një ditë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, thirri në takim të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar datën e seancës konstituive të mbledhjes së Parlamentit. Po kësaj ftese i është përgjigjur vetëm koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, i njohur si koalicioni PAN, si dhe përfaqësuesit e subjekteve që përfaqësojnë pakicat joserbe.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723