INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MBLEDHJA E OPOZITËS, reagojnë Shehi dhe Mediu: Problemi më i madh i Shqipërisë mbetet korrupsioni

MBLEDHJA E OPOZITËS, reagojnë Shehi dhe Mediu: Problemi më i madh i Shqipërisë mbetet korrupsioni

Publikuar më: 13:26 25-02-2019

Opozita ka caktuar datën e protestës tjetër të madhe e cila do të mbahet më 16 mars.  Ky vendim u mor në mbledhjen e sotme që u organizua në selinë e PD-së me aleatët e PD-së 

Në mbledhje ishin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili, kreu i PAA, Agron Duka, kreu i PR, Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi.

Pas mbledhjes Dashamir Shehi u shpreh se kërkesat e opozitës mbeten po ato, largimi i Ramës dhe qeveri teknike. Zgjedhje të reja dhe të lira po të jenë të zot le të fitojnë prapë.

Ndërsa Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pas takimit me Bashën dhe aleatët e partive të tjera tha se problemi më i madh i Shqipërisë sot mbetet korrupsioni. Ai pohoi se detyra kryesore e opozitës është që të koordinojë veprimet me qytetarët në protestat që janë njoftuar.

Opozita ka vendosur tre data për protestat e ardhshme.

Basha tha se protestat do zhvillohen më 28 shkurt, 7 dhe 16 mars.

Article Logic
Execution time: 0.0035929679870605