INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e Qeverisë në Durrës, Rama: Rriten pensionet, nis kantieri për Rrugën e Arbrit

Mbledhja e Qeverisë në Durrës, Rama: Rriten pensionet, nis kantieri për Rrugën e Arbrit

Publikuar më: 17:22 12-06-2018

Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Edi Rama ka folur nga Durrësi duke komunikuar vendimet e marra.
Gjatë konferencës kreu i qeverisë bëri me dije se duke nisur nga data 1 korrik do të rriten pensionet për rreth 665 mijë pensionistë.

“Sot në këtë mbledhje kemi bërë një hap tjetër shumë të vogël, por jo të pandjeshëm për 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Nëse do ti referoheshim shifrave kemi vendosur 15 mln dollarë plus në paketën e pensioneve me 2.8% duke nisur nga data 1 korrik” u shpreh Rama duke shtuar se do të nis edhe përditësimi për listën e barnave.

Sa i përket bllokimit të autostradës Tiranë-Durrës Rama tha se punimet do përfundojnë në fund të muajit qershor.
"Kemi nisur projektin e mirëmbajtjes së rrugës Tiranë-Durrës. Riparimi i autostradës përfundon në fund të muajit qershor".

Po ashtu Rama informoi se këtë të dielë nis edhe kantieri për Rrugën e Arbrit

‘Të dielën e ardhme hapet kantieri i parë i rrugës së Arbrit, duke u përmbushur premtimin që kemi bërë në fushatë” shtoi Rama.

Article Logic
Execution time: 0.003903865814209