INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e qeverisë në Elbasan, Rama publikon sfidat e këtij viti [FOTO]

Mbledhja e qeverisë në Elbasan, Rama publikon sfidat e këtij viti [FOTO]

Publikuar më: 12:27 06-01-2019

Pas mbledhjes informale të kabinetit qeveritar në zonën e Elbasanit, kryeministri Edi Rama publikoi disa nga prioritetet kryesore për këtë vit, duke veçuar edhe rekrutimin në administratë të studentëve me mesatare të lartë.

“Ditë diskutimi për sfidat e 2019 sektor për sektor. Në fokus rritja e punësimit dhe sipërmarrjes vendase; përmirësimi i mëtejshëm i infrastrukturës së shërbimeve publike; masat e reja Antikorrupsion dhe rekrutimi në administratë i të rinjve me 9-10”, shkruan Rama.

Mbledhja informale e qeverisë u prit me protesta. Me thirrjet “Rama ik!” dhe “qeveri e krimit”, banorëve iu është bashkuar edhe deputeti i PD, Luçiano Boçi. Gjithashtu qytetarët kanë përdorur edhe tymuese gjatë protestës që zgjati disa minuta.

 

rama2.jpg

 

rama1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541