INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e qeverisë, Rama : “Thethi shpallet zonë historike”

Mbledhja e qeverisë, Rama : “Thethi shpallet zonë historike”

Publikuar më: 18:23 08-12-2017

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike vendimet që qeveria mori gjatë mbledhjes së mbajtur sot në qytetin e Shkodrës. Kjo mbledhje i hap rrugën një numri të madh projektesh që do të zhvillohen në zonën e Shkodrës. Vendimet e miratuara vijnë pas konsultimit me drejtuesit vendor, duke marrë parasysh të gjitha kërkesat e tyre dhe dëgjesat me qytetarët në gjithë qarkun. Në konferencën e tij Rama ka lajmëruar se Thethi është shpallur zonë historike.
“Kemi miratuar vendimin për shpalljen e zonës historike të Thethit dhe zonës rreth saj në një zonë mbrojtur. Ky vendim ka qenë një zotim në fushatë, i cili lidhet me domosdoshmërinë për të fokusuar më shumë burime financiare për atë zonë të mrekullueshme duke filluar me rrugën për Thethin. Është miratuar dhe rregullorja për këtë zonë historike për ta mbrojtur”-sqaroi Rama.
Qeveria ka marr vendimin për bashkëpunim dypalësh me Bashkinë Shkodër, për për të promovuar sa më shumë vlerat e zonës.
Një tjetër vendim i rëndësishëm i qeverisë është miratimi për bursat e nxënësve te shkollës ‘Peter Maringer’. Shkollë me reputacion të njohur, pozitiv. Në total janë 84 bursa që qeveria do ua akordoj atyre që janë ekselente dhe atyre që vijnë nga familje në nevojë. Bëhet në kuadër të vazhdimit të arsimit profesional, si një katalizator për rritjen e punësimit. “Paketa e miratuar do të sjellë një rritje të ndjeshme të investimeve në infrastrukturën në publike, kulturore dhe sociale të jetës së Shkodrës, Siç ka ndodhur me Rilindjen Urbane ku u bënë një sërë ndërhyrjesh. Kemi marrë një sërë vendimesh të tjera që do të publikohen në faqen e qeverisë që nuk kanë të bëjnë me këtë zonë”-u shpreh Rama.
“Nesër do të bëjmë prezantimin publik jo vetëm të Shkodrës turistike pra të programit të zhvillimit, por edhe programin e zhvillimit të qëndrueshëm të Alpeve”, bëri të ditur kryeministri. Programi i zhvilluar me ekspertizë vendase dhe të huaj, për të zhvilluar zonën e Alpeve, si një nga pikat kyçe të turizmit. Ditën e shtunë qeveria do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në Shkodër, ndërkohë që ministrat do të dëgjojnë opinionet e qytetarëve.

Article Logic
Execution time: 0.0039548873901367