INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhja e qeverive Shqipëri-Maqedoni, Rama: Lëvizje e lirë e mallrave

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Maqedoni, Rama: Lëvizje e lirë e mallrave

Publikuar më: 15:48 15-12-2017

Ka nisur në Pogradec mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Maqedonisë.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama vuri theksin tek bashkëpunimi si dhe krijimi i një pike të përbashkët kalimi dhe dogane në kufirin e Qafë Thanës, përkrahjen e ndërsjelltë për nxitjen e lehtësimit të import-eksportit mes palëve.

‘Besoj se për këto dhe shumë arsye të tjera ky takim mund të konsiderohet si një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, për faktin se sot jemi këtu për të marrë një angazhim të përbashkët në ndërtimin e nëj mekanizmi të qëndrueshëm afatgjatë dhe për t’i ngritur marrëdhëniet mes dy vendeve me një stad të ri cilësor. Kjo kërkon një orientim të posaçëm strategjik, prandaj dhe axhenda e punës që kemi përcaktuar bashkarisht dhe që gjen shprehje në deklaratën e përbashkët, kanë qasje konkrete, përmbajtësore dhe synon rezultate”, tha Rama.

Ai po ashtu konfirmoi se NATO është e paplotësuar pa Maqedoninë duke theksuar se vendi ynë do të mbështesë anëtarësimin e shtetit fqinj në Aleancën Atlantike.

Në fokus të bisedimeve ishte përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit të shtuar në fushën e infrastrukturës, ndërtimi i korridorit 8, intensifikimi i shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

Gjatë takimit ka patur edhe protesta ku mbështetës të Partisë Demokratike mbanin pankarta në duar ku dukeshin fotot e Habilajve dhe Tahirit.

Në këtë takim nënshkruhen disa dokumenta të rëndësishëm, përfshi plani i konsultimeve periodike midis ministrive të Jashtme të të dy vendeve, një memorandum bashkëpunimi midis ministrive të Brendshme, si dhe do të miratohet formimi i një Këshilli Ekonomik Dypalësh.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598