INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbledhje e jashtëzakonshme, PD: Protesta të pandërprera

Mbledhje e jashtëzakonshme, PD: Protesta të pandërprera

Publikuar më: 08:18 29-03-2016

Partia Demokratike ashpërson qëndrimin e saj kundër qeverisë, pas protestës së saj tek Parku i Liqenit Artifiacial. Vendimi është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme e Kryesisë dhe e Grupit Parlamentar, e cila u mbajt gjatë mbrëmjes së ditës së hënë.

Demokratët flasin për paligjshmëri të vendimeve të qeverisë, çka sipas tyre po kërkon angazhimin maksimal të opozitës për të ndaluar paligjshmërinë. Ishin Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Arben Ristani dhe kreu i Grupit Parlamentar, Edi Paloka ata që kanë bërë publik qëndrimin e opozitës. “Protesta të Vazhdueshme”.

Sipas dy zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike, paligjshmëria e qeverisë po e detyron opozitën të futet në rrugën e protestave të pandërprera.

Ristani tha për mediat:

“Të gjitha format demokratike janë ato që do të shfrytëzohen. Të gjithë duhet të jemi të bindur që betonizimi i Liqenit është një nga treguesit e paligjshmërisë së këtij pushteti duke nisur që nga shkelja e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese e deri tek kriminalizimi i administratës shtetërore. Të gjithë e shohin se përballë kemi një mur të shurdhër që çdo gjë e ngre mbi arrogancën dhe interesat e oligarkisë”.

Dhe kur flasin për të gjitha ‘format demokratike’, opozitarët nuk nënkuptojnë vetëm ato si qytetarë, por edhe si deputetë brenda Parlamentit

“Ne do të kemi aksion të përshkallëzuar, jo vetëm qytetar”.

Article Logic
Execution time: 0.0029330253601074