INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet Asamblea e PS, Rama: Armiqtë na baltosin, nuk kemi deputetë të inkriminuar

Mblidhet Asamblea e PS, Rama: Armiqtë na baltosin, nuk kemi deputetë të inkriminuar

Publikuar më: 12:32 09-03-2016

Partia Socialiste mblodhi Asamblenë Kombëtare, ku është parashikuar të diskutohet për zgjedhjet e reja në Partinë Socialiste, rinovimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

Në fjalën e tij përballë anëtarëve të Asamblesë së Partisë, Kryetari njëherësh kryeministri Edi Rama i dha përgjigje kritikëve brenda në parti por dhe opozitës:

“Armiqësisht duan të na baltosin si kriminelë të sollën në Parlamet por e vërteta është se kemi sjellë më shumë gra në parlament. Problemi i madh nuk është dekriminalizimi por kriminalizimi. Nuk janë 19 deputetët imagjinarë që krijoi PD por denoncimet e paskrupullta ndaj çdo ideje që hapet një rrugë të re. Nuk kundërshtohet ideja por baltoset njeriu”.

Por ajo që është e rëndësishme për kreun e Partisë Socialiste është riformatimi i partisë dhe përgaditja për zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

“Na duhet një PS e riformuar dhe e ripërtërirë fizikisht dhe riorganizuar terriotorialisht dhe e transformuar rrënjësisht në përbërjen e saj sociale. Një PS aktive me çdo komunitet dhe grup interesi dhe ndërvepruese.  Reformat tona kanë hapur një rrugë të re në një përpjetë shumë të vështirë ku asnjë forcë tjetër veç PS nuk mund ta mbajë barrën e lidershipit pasi e përpjeta e vështirë do të bëhet më e përpjetë pasi llumi i baltës kundër nesh nuk do të vijë duke u ulur por duke u rritur.  Parti politike, tribuna mediatike të rreshtuara kundër për arsye të qarta apo të paqarta. Grupe interesi jolegjitime të prekura nga reformat. Individë që i bashkohen këtij fronti natyrshëm do të duan të na zbrapsin ndërkohë do vazhdojmë përpara të qeverisim me kurajo e vendosmëri duke zbatuar programin tonë të reformave dhe fuqizuar forcën tonë të udhëheqjes”.

Ndërkohë në rendin e ditës të Asamblesë, parashikohet dhe diskutimin e kërkesës së deputetit Ben Blushi dhe të disa deputetëve të tjetër socialistë, të cilët mbështesin votimin për postin e kryetarit

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941