Pas një ore debate dhe diskutime, është mbyllur mbledhja e Byrosë dhe është marrë vendimi për 6 deputetët e opozitës dhe ministrin Bushati.
Pas incidenteve në seancën e sotme plenare në Kuvend, Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të opozitës dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati për 10 ditë.
Procecverbali i mbledhjes së Byrosë
Mblidhet Byroja e Kuvendit
12 prill 2018
Në drejtimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, u mblodh Byroja e Kuvendit me këtë rend dite:
1- Shqyrtimin e kërkesës të Kryetarit të Kuvendit me numër 1316 prot, datë 14.04.2018 për marrjen e masës disiplinore “përjashtim për një periudhë deri në 10 ditë nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione” të deputetëve Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.
2- Shqyrtimin e kërkesës së Kryetari të Kuvendit me numër 1312 prot. për marrjen e masës disiplinore “për përjashtimin e z. Ditmir Bushati deri në 10 ditë nga seancat e Kuvendit”.
3- Shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetesh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e masës disiplinore më të rëndë “përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe komisione deri në 10 ditë”, me numër 1315 prot., të deputetëve Edi Paloka, Flamur Noka, Klevis Balliu, Ervin Salianji, Kejdi Mehmetaj dhe Endrit Braimllari
Pas diskutimeve ndërmjet anëtarëve dhe dëgjesën që Byroja zhvilloi me secilin nga deputetët (znj. Kejdi Mehmetaj dhe z. Ditmir Bushati nuk ishin të pranishëm), për të cilët ishin paraqitur kërkesa për masë disiplinore, anëtarët e Byrosë së Kuvendit vendosën përjashtimin nga punimet e Kuvendit në seancë plenare dhe në komisione të deputetëve:
Z. Edi Paloka, me 6 deputetë të mazhorancës pro dhe 2 deputetë të opozitës kundër;
Z. Flamur Noka, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
Z. Ervin Salianji, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
Z. Klevis Balliu, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
Z. Kejdi Mehmetaj, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër;
z. Endrit Braimllari, me 6 deputetët e mazhorancës pro dhe 2 deputetët e opozitës kundër.
Z. Ditmir Bushati, u përjashtua nga punimet e seancës plenare me 6 vota pro nga deputetët e mazhorancës dhe dy votat kundër të z. Paloka dhe z. Mima.