INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet Këshilli Bashkiak në Tiranë, ja sa banesa janë dëmtuar zyrtarisht..

Mblidhet Këshilli Bashkiak në Tiranë, ja sa banesa janë dëmtuar zyrtarisht..

Publikuar më: 18:54 22-09-2019

Sipas stastikave të dëmeve materiale të shkaktuara nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë, konfirmohet nga Shtabi i Emergjencave Civile të kryeqytetit se në total janë dëmtuar 500 banesa.

35 prej tyre janë bërë totalisht të pabanueshme, ndërsa 420 të tjera kanë pësuar dëme të pjesshme.

Në raportimin e mbledhjes së Shtabit të Emergjencave të Tiranës kanë pësuar dëme dhe 2 subjkete publike, 10 biznese, ndërsa 3 pallate kanë pësuar rënie të suvasë.

Kreu i Shtabit të Emergjencës Civile të Tiranës theksoi se proçedurat administrative të vlerësimit të dëmeve kanë sjellë pengesa në të kaluarën, prandaj duhet konsultim rigoroz me njësitë administrative të Tiranës.

'’Kjo është pak a shumë gjendja, e cila mund të shtohet nga momenti në moment. Më shqetësuese është që njerëzit të ndërgjegjësohen për dëmet e shkaktuara. Njësitë administrative e dinë proçedurën e ngritjes së grupit administrativ dhe pastaj komisioni të bëjë vlerësimin. Duhet të bëhet vlerësim 100% i dëmeve. Ka ndodhur shpesherë që dokumentacionet janë kthyer mbrapsht. Jemi të gatshëm të bëjmë dhe një konsult paraprak. Nga nesër jemi gati të japim këtë asistencë’’, bëri me dije kreu i Emergjencave Civile të Tiranës për menaxhimin e situatës së vlerësimit të dëmeve të banesave nga tërmetet në qarkun e Tiranës.

Article Logic
Execution time: 0.0036368370056152