Ndërsa Komisioni Hetimor është mbledhur për të shqyrtuar shkarkimin e Presidentit Meta, ka reaguar edhe ky i fundit.
Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook, kreu i Shtetit shkruan se propaganda anti-President nuk ndihmon sundimin e ligjit që është kusht për çeljen e negociatave në 18 tetor nga Bashkimi Europian për vendin tonë.
Sipas Metës, spostimi i vëmendjes për momentin nga detyrimi për respektimin e dekretit në fuqi të 13 tetorit për zgjedhje gjithëpërfshirëse vendore nuk ndihmon për zgjidhjen e krizës, por ndihmon përshkallëzimin e saj.
Kreu i shtetit bën të ditur se “kriteret e Kopenhagenit nuk janë shfuqizuar ende nga BE, ndaj respektimi i tyre është i pashmangshëm nëse ka mbetur sadopak vullnet politik për çeljen e negociatave ne 18 tetor. Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje!”.