INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet komisioni i posaçëm i drejtësisë, PD mbledh grupin parlamentar

Mblidhet komisioni i posaçëm i drejtësisë, PD mbledh grupin parlamentar

Publikuar më: 18:23 19-07-2016

Mbledhja e posaçme për Reformën në Drejtësi ka nisur tashmë,  në të cilën do të diskutohet për propozimin hibrid  para se drafti kushtetues të shkojë në Kuvend.  Ndërkohë që ekpertët vendas janë mbledhur të gjthë, por Opozita ka preferuar të mos jetë e pranishme pasi  kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot pasdite grupin parlamentar, pikërisht për të diskutuar për reformën në drejtësi dhe të gjitha hapat që do të ndiqen deri në seancën e fundit plenare, më 21 korrik.

I pranishëm në mbledhje është edhe ish-kryetari Sali Berisha, si dhe nuk ka munguar debati mes Bashës dhe Selamit i cili ka deklaruar pak më parë votën pro reformës pavarësisht qëndrimit që do të mbajë Partia Demokratike ditën e enjte.

Ndërkohë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një bisedë telefonike komisionerin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn. Ka qenë vetë kreu i Kuvendit ai që ka telefonuar zyrtarin evropian për ta njoftuar për zhvillimet e fundit.
“Meta e informoi zotin Hahn mbi takimin e djeshëm me Kryeministrin Rama dhe Kryetarin e PD-së, Basha. Meta e informoi Komisionerin Hahn mbi diskutimet në nivel ekspertesh mbrëmjen e djeshme”, theksohet në një njoftim nga Kuvendi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042910575866699