INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet komisioni i Vettingut. Ja ç’po diskutohet…

Mblidhet komisioni i Vettingut. Ja ç’po diskutohet…

Publikuar më: 10:01 29-05-2017

Komisioni i Verifikimit të Kandidatëve për organet e Vettingut, ka nisur nga puna dhe po zhvillon seancat dëgjimore me 193 aplikantët në garë. Prezent janë anëtarët e Komisionit të Vettingut Ulsi Manja, Vasilika Hysi, Luan Rama, Bylykbashi, Flamur Noka dhe Fatmir Mediu.

Anëtari i PD në komsion Bylykbashi u shpreh se dhe kandidatët që s’janë kualifikuar kanë të drejtë të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar.
“Në vend të operacionit ndërkombëtar të monitorimit na ka ardhur një shkresë pa përgjigje nga delegacioni i BE në Tiranë. Kandidatët duhet të njihen me arsyet pse ONM nuk i ka kualifikuar”, tha  Oerd Bylykbashi. Ndërsa Manja i PS propozoi që të vazhdonin me dëgjesat.

Tek lista A, nga 64 kandidatë që plotësojnë kriteret ligjore, 8 prej tyre kanë probleme sipas ONM me justifikimin e pasurisë, njëri me mbiemrin Gjika, ndërsa 9 kanë marrë rekomandim negativ për nepotizëm.

Një ndër kandidatët që nuk përmbush kriteret dhe që është përjashtuar nga ONM është Krenar Ahmeti, pasi sipas raportit, ka përvojë të pamjaftueshme dhe sjellje të mëparshme kriminale.
Por Ahmeti u shpreh në komisionin ‘ad hoc’ në Kryesinë e Kuvendit se “Jam dënuar me gjobë nga gjykata e apelit të Tiranës. Por sipas ligjit jam i rehabilituar”.
I skualifikuari tjetër nga ONM me rekomandim negativ është Shaqir Hasanaj, këshilltar i Presidentit Nishani.
Hasanaj e cilësoi si të padrejtë vendimin, pasi sipas tij, Presidenti nuk është pozicion politik.
“Presidenti nuk është pozicion politik. I padrejtë skualifikimi” tha ai. Ndërsa Bylykbashi tha se edhe brenda stafit të ONM ka juristë që kanë poste në DASH.
“Edhe ata kanë konflikt interesi sipas kësaj logjike”, tha deputeti i PD.

Komisioni ka afat deri në 1 qershor për listën me kandidatët për votim për dy komisionet ad-hoc, ndërsa brenda datës 24 qershor duhet të ngrihen institucionet e reja.



Article Logic
Execution time: 0.0035400390625