INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së, Vasili: Bandat e drogës dhe policia blenë votat e 25 qershorit

Mblidhet Konventa Kombëtare e LSI-së, Vasili: Bandat e drogës dhe policia blenë votat e 25 qershorit

Publikuar më: 18:16 05-07-2017

Është mbledhur pasditen e sotme Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të zgjedhur edhe kreun e partisë. Pas dorëheqjes së Petrit Vasilit nga ky post, në mbledhjen e sotme të Konventës pritet që në krye të kësaj force politike të votohet Monika Kryemadhi, e cila prej muajit maj mban postin e nënkryetares.
Petrit Vasili, falënderoi sot gjatë Konventës së Jashtëzakonshme Zgjedhore të LSI-së të 220 mijë votuesit e kësaj partie.
Vasili premtoi se LSI-ja do të ishte opozita e re dhe e vërtetë, pasi edhe PD e quajti opozitë të kapur.
Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin Edi Rama se është ideatori i krimit më të madh elektoral si kurrë më parë në historinë e Shqipërisë, duke i bërë thirrje policisë që të marrë pjesë në fushatë.
“Do kemi një opozitë që përballet me pushtetin arrogant e të pashpirt. Këto janë votat e mijëra të rinjve që e duan lirinë dhe që duan ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë vend. Me paratë e pista të drogës kjo qeveri kërkon të blejë edhe lirinë e njerëzve. Këto vota u rezistuan presioneve duke u bërë themel i opozitës së re e të vërtetë.
Jemi fitimtarët e vetëm të këtyre zgjedhjeve, më të shëmtuarat të zhvilluara ndonjëherë. LSI është përballë një misioni të vërtetë historik. Zgjedhjet ishin tregim i hapur i manipulimit të votuesve. Paratë e drogës u shpërndanë në ditën me diell në mbarë vendin. Kërcënimet e të gjitha llojeve e formave u bënë pjesë e këtyre zgjedhjeve. Marrëveshja e 7 majit ia mbylli gojën opozitës shqiptare. Kjo opozitë e kapur shkatërroi zgjedhjet. Këto ndikuan të gjitha në zgjedhje, për elektoralin tonë që do ishte e pakta dyfishi i votave që morëm.
Kryeministri ideator i krimit elektoral si asnjëherë në historinë e Shqipërisë bëri krimin më të rëndë duke i bërë thirrje policisë të bëhej pjesë e fushatës së tij dhe duke e lënë Shqipërinë pa policinë. LSI iu rezistoi të gjithëve dhe do të kryejë nga sot me vendosmëri, misionin e saj për të qenë zëri i 80% të shqiptarëve që refuzojë të qeverisen nga ky regjim” tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0038461685180664