INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet Kuvendi i Kosovës, por nuk ka numrat. Do dështojë sërish?

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, por nuk ka numrat. Do dështojë sërish?

Publikuar më: 08:32 24-08-2017

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës, e caktuar me kërkesë të koalicionit PAN, me shumë gjasë do të dështojë. Kjo për faktin se deputetët e AKR-së po insistojnë se nuk i votojnë kandidatët e këtij koalicioni për kryeparlamentar dhe për kryeministër. Ramush Haradinaj ka paralajmëruar mundësinë e mospjesëmarrjes në seancë, shkruan sot, gazeta Zeri. Paralajmërimi i Ramush Haradinajt se brenda dhjetë ditëve Kosova do t’i ketë institucionet e reja doli të jetë i pasaktë.

Një deklaratë të tillë Haradinaj e ka bërë më 11 gusht 2017, duke llogaritur se në seancën e sotme të Kuvendit Kadri Veseli do të zgjidhet kryeparlamentar dhe menjëherë më pas do të votohet edhe Qeveria.
Por, një status i papritur në “Facebook” i drejtuesve të AKR-së të mërkurën (dje) se nuk do ta përkrahin koalicionin PAN për t’i formuar institucionet qendrore ka ndryshuar për 360 shkallë pozicionin politik të këtij koalicioni, me ç’rast Haradinaj në një konferencë për shtyp njoftoi se mund të mos marrin pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Koalicioni PAN të vetmen shpresë për ta zgjedhur Kadri Veselin kryetar të Kuvendit dhe Ramush Haradinajn kryeministër i ka te votat e deputetëve të partisë së Behgjet Pacollit, prandaj formimin ose jo të institucioneve e bazojnë te qëndrimi politik i këtij të fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209