INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet samiti i G20, do diskutohet për paqen

Mblidhet samiti i G20, do diskutohet për paqen

Publikuar më: 09:21 29-11-2018

Një takim i shumë pritur mund të ndodhë mes Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres dhe Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman. Kjo do të ndodhe gjatë samitit të G20-ës, që po mbahet në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.
Tema kryesore e bisedimeve, duket se është konflikti në Jemen, ku prej disa vitesh po luftojnë koalicioni i udhëhequr nga sauditët, me Houthi-t, të cilët kanë mbështetjen e Iranit, ndërsa qyteti Hodeidah është shndërruar në një fushë-betejë.
“Unë mendoj se jemi pranë krijimit të kushteve për mundësinë që bisedimet e paqes në Jemen, të fillojnë. Dhe sigurisht Arabia Saudite është absolutisht e rëndësishme për këtë qëllim dhe unë jam gati ta diskutoj atë me princin e kurorës ose me ndonjë zyrtar tjetër saudit, sepse besoj se është një objektiv shumë i rëndësishëm në momentin aktual”, u tha gazetarëve Guterres.
Një tjetër çështje për të cilën pritet të diskutohet në takimin e shefit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me Muhamed bin Slaman, do të jetë edhe ajo e hetimeve në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, në konsullatën arabe të Stambollit, në fillim të muajit tetor.

Article Logic
Execution time: 0.0040969848632812