INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS-së, ç’pritet të ndodhë?

Mblidhet sot Asambleja Kombëtare e PS-së, ç’pritet të ndodhë?

Publikuar më: 09:31 02-04-2017

Ashtu siç ishte parashikuar ka nisur puna për organizimin e Asamblesë Kombëtare të PS -së në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Deri në këto momente në oborrin e pallatit të sportit kanë nisur të grumbullohen pjesëmarrësit e parë, mes tyre edhe disa kryebashkiakë si Qazim Sejdini i Elbasanit, Tërmet Peçi i Tepelenës, si dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ndërsa kryeministri, ministrat apo deputetët e tjera nuk janë dukur ende.

Në këtë asamble pritet të kryeministri Rama të mbajë një fjalim të gjatë. Po ashtu pritet të mbahen 12 fjalime të tjera që do të zgjasin nga 3 minuta nga anëtarët e asamblesë.

Ç’pritet të ndodhë?

Asambleja Kombëtare e PS pritet të fokusohet në fushatën elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit. Pritet po ashtu, që nga Rama të bëhet një tjetër ftesë e hapur ndaj LSI-së për një marrëveshje të dytë për koalicionin mes tyre, pasi një ditë më parë përfundoi edhe afati i kësaj marrëveshje. Kujtojmë që një ftesë të tillë Rama e ka bërë edhe më 23 dhjetor të vitit të kaluar kundrejt kreut të LSI Meta, për të vijuar koalicionin së bashku edhe për një mandat tjetër 4 vjecar, me qëllim për të përfunduar reformat e nisura.

Po ashtu, pritet që të ketë vendimarrje edhe lidhur me zgjedhjet e pjesshme në Kavajë, pas heqjes së mandatit të Elvis Rroshit, në kuadër të dekriminalizimit. Deri tani janë diskutuar 6 kandidatura për zëvendësimin e tij.

Kjo asamble do të pasojë edhe kongresin e madh më 29 prill ku do të diskutohet për hartimin e listave dhe kandidatëve zyrtarë në zgjedhjet e 18 qershorit.

Asambleja pritet të nisë në orën 10.00, ndaj newsbomb.al do t'ju mbajë të informuar hap pas hapi të kësaj asambleje kombëtare.

Article Logic
Execution time: 0.0044150352478027