INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mblodhi mbi 5 mijë vezë zogjsh të rrallë, dënohet me 18 javë burg britaniku

Mblodhi mbi 5 mijë vezë zogjsh të rrallë, dënohet me 18 javë burg britaniku

Publikuar më: 16:56 28-11-2018

Një person i cili mblodhi ilegalisht më shumë se 5,000 vezë të rralla të zogjve, është burgosur për 18 javë. Britaniku Daniel Lingham, 65 vjeç  u raportua në polici nga një anëtar i publikut i cili e pa atë me veshje të maskuar duke marrë vezë nga një terren në Cawston Heath në Norfolk.  Zyrtarët më vonë zbuluan se ai kishte grumbulluar 5.266 vezë të llojeve të ndryshme, duke përfshirë bilbilat, yjet e natës dhe peshkatarët, veprim që kërcënon popullsinë e zogjve të rrallë. Lingham pranoi në seancën gjyqësore akuzat për pesë vepra penale sipas Ligjit “Wildlife and Countryside” të 1981 dhe u burgos të martën për 18 javë. I pandehuri, nga Newton Park Homes në Norfolk, u urdhërua që t'i jepte koleksionin e tij të paligjshëm të vezëve Muzeut të Historisë Natyrore. Ndaj tij u lëshua një urdhër ndalimi dhjetëvjeçar, duke mos e lejuar atë të vizitojë vendet ku ka marrë vezë. Ai është dënuar edhe më parë për të njëjtin krim. Në vitin 2005 u kap duke mbledhur 3,603 vezë. Gjykata pasi dëgjoi Lingham e referoi për kontroll në një ekip të shëndetit mendor. AI është duke u trajtuar për çrregullim obsesiv kompulsiv.

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887