INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbrëmja rikthen reshjet e shiut, ja qytetet që rrezikojnë....

Mbrëmja rikthen reshjet e shiut, ja qytetet që rrezikojnë....

Publikuar më: 21:01 08-11-2016

Emergjenca për shkak të motit të keq e reshjeve të dendura duket se do të vijojë  pasi  meteorologët paralajmërojnë se gjatë natës rikthehen rreshjet e shiut.

Sinoptikania Lajda Porja, ka bërë me dije se qytetet më të rrezikuara për shkak të reshjeve do të jenë Gjirokastra , Elbasani, Saranda, Berati, Fieri dhe Vlora

Situata pritet të përkeqësohet sërish në Tiranë dhe Durrës, ku shirat nuk do të ndalen përgjatë gjithë ditës së nesërme.

Ajo theksoi më tej, se “Problemet do jenë gjatë natës dhe në orët e paradites së nesërme. Në Gjirokastër dhe Sarandë situata do jetë më problematike. Në Tiranë ka patur 103 mm shi në 5­6 orë. Shkodra, Lezha, laçi, Kruja e Burreli do kenë reshje por më pak, 30­40 mm”.

Nga parashikimet, ajo thote se problematike mbetet një pjesë e qendrës dhe zonat jugore, kryesisht Gjirokastra dhe Saranda.

“Në këto zona pritet edhe erë e fortë, kryesisht deti. Pritet të përmirësohet situata nesër pasdite dhe gjatë të mërkurës dhe të premtes. Në zonat malore në ditët në vijim do ketë edhe reshje bore. Nga e mërkura do bien temperatura. Pritet situata në përmirësim pas natës së sotme”, tha Porja.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158