INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbretëresha Elisabeta joshet nga instagrami, poston një letër historike[FOTO]

Mbretëresha Elisabeta joshet nga instagrami, poston një letër historike[FOTO]

Publikuar më: 16:00 08-03-2019

Mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e II joshet nga rrjetet sociale. Ajo ka postuar për herë të parë në Instagramin zyrtar të familjes mbretërore një letër.

Ajo gjeti në Muzeun e Shkencave në Londër, një letër të shek të 19-të nga Arkivat Mbretërore që i drejtohej stërstër-gjyshit të saj, Princ Albertit.
Letra që daton në vitin 1843 ishte nga shpikësi dhe matematikani Charles Babbage, i cili është cilësuar si pioneri i parë i kompjuterëve.
Këtë fotografi nga Muzeu Mbretëresha e ka shpërndarë në Instagram, duke shënuar kështu postimin e saj të parë dhe videoja ka bërë xhiron e rrjetit.
“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruan Mbretëresha.

elis.png

Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396