Mbretëresha e Britanië Elisabetë është në kërkim të një menaxheri I cili do të kujdeset për rrjetet sociale. Duket se 93-vjecarja e ka kuptuar shumë mirë fuqinë e teknologjisë.
Sa përket personit që do të kujdeset për rrjetet sociale, ai do të ketë një rrogë prej 30 mijë stërlinash në vit.
Në faqen e internetit ku listohen vendet vakante të punës në oborrin mbretëror , po kërkohet edhe një punonjës i komunikimeve dixhitale, që do të gjejë mënyra të reja për të ruajtur praninë e Mbretëreshës Elizabeth II në sytë e publikut dhe në skenën botërore.
Afati për të aplikuar është deri në datën 26 maj.
Aplikanti i suksesshëm do të sigurojë edhe një paketë gjithëpërfshirëse avantazhesh, leje vjetore prej 33 ditësh dhe dreka falas. Vendi i punës do të jetë në Pallatin “Buckingham”.
Mbretëresha Elizabeth II, në fakt nuk është më e huaj në mediet sociale. Në mars të këtij viti, ajo publikoi postimin e parë në Instagram gjatë një vizite në Muzeun e Shkencave të Londrës.