Mbrëmjen e kaluar reperja e famshme shqiptare Tayna, ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të.
Kjo ishte një festë tejet e bukur për këngëtaren dhe kjo është hera e parë që po e feston ditëlindjen si një vajzë shumë e famshme.
Ajo e ka trajtuar veten si mbretëreshë për shkak se në kokë kishte vënë një kurorë gjigante, derisa ishte rrethuar me mikesha dhe me një tortë me fishekzjarre që u ndezën për të.
Këngëtarja e ka festuar ditëlindjen tre ditë më herët, sepse ajo realisht ditëlindjen e ka me 14-të dhjetor, ndërsa në Instagramin e saj u publikuan ca video e imazhe nga festa e madhe që ajo organizoi.