INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbreti i drogës bëhet sensacion mode!

Mbreti i drogës bëhet sensacion mode!

Publikuar më: 14:35 12-01-2016

E çfarë mund të ishte sot më në modë se sa look-u i një bosi droge?

Kjo ndoshta ka qenë filozofia që ka ndjekur një kompani që prodhon veshje, e cila duket se ka imituar veshjet e kryemafiozit El Chapo. Meksikani më në fund u kap nga policia pak ditë më parë, dhe është kthyer në lajm jo vetëm në edicionet informative, por edhe në fokusin e modës. El Chapo duket se ka shërbyer si model (edhe pse nuk është paguar) për kompaninë Barabas, që këmishat e tij shumëngjyrëshe i ka prodhuar në masë për klientët e vet. Hidhini një sy fotove, do e vishnit edhe ju këtë këmishë?

Article Logic
Execution time: 0.0024538040161133