Këtë herë kemi folur në rubrikën “ VIP IN” në emisionin e pasdites në “IN Traffic” për yllin latin të muzikës pop, Enrique Iglesias.
Ja disa gjëra nga jeta e tij personale dhe profesionale:
1-Emri i plotë: Enrique Miguel Iglesias Preysler
2-Ka lindur më 8 maj 1975 në Madrid, Spanjë. Shenja e horoskopit: Demi
3-Babai i tij është spanjolli i njohur, Julio Iglesias dhe mamaja Isabel Preysler, aktore filipine. Pra eshtë rracë mix Enrique.
4- Një këngëtar, kompozitor, aktor dhe prodhues muzike i suksesshëm, Enrique konsiderohet gjerësisht si Mbreti i Pop-it Latin.
5- Elvira ishte dado e Enrique Iglesias dhe ai ia kushtoi albumin e tij të parë. Ajo është gruaja që ai admiron më shumë.
6- Kur Enrique ishte vetëm një fëmijë, ai u dogj në vaskë. U shtrua në spital , por ende ka plagë në kofshët e tij të brendshme.
7- Tenistja ruse, Anna Kournikova dhe Enrique Iglesias janë martuar. Ne një intervistë ai ka thënë se: Unë nuk mendoj se ju e doni dikë për shkak të një letre.
8. Ai ka dalë ne takim me: Sophia Vergara, Christina Aguilera, Samantha Torres etj. Pas Anna Kournikova nuk ka pasur asnjë tjetër.
Burimi: Metro
Përshtati: Anisa Bega