Dueli i fortë dhe spektakolar mes Conor McGregor dhe Nate Diaz, ka përfunduar me fitoren e irlandezit, i cili triumfoi me pikë ndaj Diaz në UFC-202, duke u hakmarrë për humbjen që amerikani i shkaktori disa muaj më parë. Ndeshja e tyre, konsiderohet si ndeshja më e madhe në historinë e këtij sporti, ku Diaz edhe pse i gjakosur, nuk u tërhoq nga gara, duke ia bërë më të vështirë fitoren McGregor, fitore e cila i solli atij 3 milion dollar.
Fitorja e irlandezit nuk ka qenë e lehtë, madje ai ka vuajtur shumë për të mposhtur amerikanin, që duelin e parë e pat fituar me “submission”. Dy gjyqtarë votuan 48-47 për McGregor teksa një gjyqtar vlerësoi duelin si të barabartë.
McGregor dhe Diaz argëtuan të gjithë të pranishmit, në një prej dueleve më interesante ndonjëherë të luftës së lirë në ring, si dhe premtuan për një ndeshje të tretë, e cila do të vendosë se kush do të jetë kampioni absolut.