Në Shqipëri është e vështirë të gjenden të dhëna të sakta për dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Sipas një studimi nga ''The Economist'' vendi jonë vlerësohet me 0 pikë përsa i përket mbrojtjes së të miturve nga abuzimi dhe dhuna seksuale.
Lideri global “The Economist” analizoi 40 vende të botës dhe Shqipëria ka 0 pikë për mekanizmat jofunksionale të saj.
Sipas një studimi të BECAN-it (Studimi Epidemiologjik Ballkanik mbi Abuzimin dhe Neglizhimin e Fëmijëve), në Shqipëri rreth 12% e fëmijëve janë viktima të ngacmimeve seksuale dhe rreth 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual.