INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbrojtja e pyjeve- Krijohet Task-Forca “Roja e Gjelbër”

Mbrojtja e pyjeve- Krijohet Task-Forca “Roja e Gjelbër”

Publikuar më: 11:41 26-03-2016

Dëmtimi i vazhdueshëm i pyjeve është kthyer në një problem serioz. Prandaj, pas miratimit të moratoriumit 10 vjeçar për mbrojtjen e pyjeve, qeveria ka vendosur të krijojë edhe Taskë-Forcën e quajtur “Roja e Gjelbër”.  Grupi drejtues i Task-Forcës “Roja e Gjelbër” kryesohet nga zëvendësministri i Mjedisit dhe ka në përbërje:

– zëvendësministrin e Mbrojtjes;

– zëvendësministrin e Punëve të Brendshme;

– zëvendësministrin e Financave;

– prefektët e qarqeve.

“Pas çdo mbledhjeje ose për çështje me rëndësi të veçantë grupi drejtues i paraqet raport Kryeministrit”, thuhet në pikën 6 të ligjit të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kjo Roje përbëhet nga përfaqësues të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, në Ministrinë e Mjedisit, dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Struktura  do të veprojë në nivel rajonal pranë drejtorive vendore të Policisë së Shtetit, ndërsa do të kryesohet nga nëndrejtori i policisë.

Struktura operacione ka në funksion të përmbushjes së saj tre detyra kryesore, ajo e monitorimit, mbikëqyrjes dhe patrullimin e rajoneve pyjore të vendit, dhe vëzhgimin e bizneseve që kryejnë tregti drusore, parandalimin dhe ndalimin e çdo personi që shkel ligjit e moratoriumit, si dhe organizimin e pikave të kontrollit në nyjet kryesore ku transportohen lëndë drusore.

Article Logic
Execution time: 0.0035600662231445