Armina Mevlani është një prej vajzave më simpatike, por dhe të komentuara gjerësisht në showbizz-in shqiptar.
Sot Arminën e njohim si blogeren plot sharm, elegancë dhe shumë stil, por me siguri këtë foto të saj kur ishte vetëm një vogëlushe nuk e keni parë kurrë.
Ajo është treguar gjithmonë pa komplekse kur vjen fjala për të komentuar trupin e saj.
Shpesh, komentuesit kanë komentuar në fotot e saj për operacionet plastike, por as blogerja nuk jua ka përtuar disave:
“Lek ke, bëji vithet silikon”- i shkruante dikush.
“Nuk do bëja kurrë silikon. Më super pëlqejnë siç janë”- ia kthente Armina.
Së fundmi, ajo ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory, e cila shihet e veshur me një fustan të një marke shumë të shtrenjtë, ku e bënte të dukej sikur i kishte të pasmet e mëdha, si Jennifer Lopez.