Bashkia e Pukës, pjesë e Qarkut Shkodër ka përfunduar zyrtarisht procesin e numërimit të votave, ku sipas të dhënave të KQZ-së PS ka dalë forcë e parë politike me 4255 vota. PD në Pukë ka marrë 1332 vota e ndjekur nga LSI me 597 vota. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Pukë votuan 6751 votues.