Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka marrë të pandehur ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Tahiri do të paraqitet ditën e nesërme në orën 13:00 për t’u njohur me akuzat e ngritura nga Prokuroria.
Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj.
Pak ditë më parë Gjykata i dha të drejtë Tahirit, i cili e ankimoi zgjatjen dhe me tre muaj të afateve hetimore, të cilat nisën në tetor të vitit të kaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.