INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllen transmetimet analoge, kreu i AMA-s del në konferencë: Sot Shqipëria ka numrin më të lartë të kanaleve pa pagesë [VIDEO]

Mbyllen transmetimet analoge, kreu i AMA-s del në konferencë: Sot Shqipëria ka numrin më të lartë të kanaleve pa pagesë [VIDEO]

Publikuar më: 18:09 10-09-2018

Prej ditës së sotme janë ndërprerë transmetimet analoge në Tiranë dhe në Durrës dhe kanë nisur transmetimet dixhitale. Të gjithë teleshikuesit që ndjekin transmetime televizive përmes teknologjisë analoge, duhet të pajisen me dekoder dixhital tokësor të tipit DVB-T2- Universal ose të jenë të pajisur me aparat televizori që ka të inkorporuar dekoderin e këtij tipi.

Lidhur me këtë, Kreu i Autoritetit së Mediave Audiovizive (AMA), Gentian Sala, ka dalë sot në një konferencë për media për të sqaruar qytetarët lidhur me ndërprerjen e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës.

Sala ka thënë se rreth 70% e popullsisë që sot nuk kanë akses në transmetimet analoge mund të shohin të gjitha kanalet falas përmes blerjes së një dekoderi dixhital që mund ta gjejnë në çdo pikë shitje në Tiranë dhe në Durrës.

Sot është një ditë e rëndësishme për ne dhe publikun e zonës Tiranë-Durrës, pasi kemi kaluar transmetimet nga analoge në dixhitale. Nuk ka më transmetime analoge. Sot Shqipëria ka numrin më të madh të kanaleve falas për qytetarët të cilat mund të shihen përmes një dekoderi. Ka më shumë programe, cilësi e lartë dhe 34 kanale falas. Dekoderat janë në shitje në çdo dyqan. 70% e poullsisë është mbuluar me këtë teknologji. 

Lidhur me shqetësimet e shumta të qytetarëve të cilët pretendojnë se nuk janë informuar për ndërprerjen e transmetimeve analoge, Sala tha se prej një viti e gjysmë AMA ka njoftuar qytetarët për këtë zhvillim.

Qyetarët kanë mbi 10 vite që e dinë se kjo procedurë do ndodhte. Informimi formal ka prej një viti e gjysmë që funksion. Sot kemi pasur një numër të lartë telefonatash, mbi 600 dhe është jo normale.

Kreu i AMA-s tha se janë shpërndarë falas 88 mijë dekodera për familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036358833312988